Jeta në Zvicër

Gripi paraqitet më herët këtë vit në Zvicër

Epidemia e gripit në Zvicër është përhapur më herët se dy vjetët e mëparshme. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, javën e kaluar janë raportuar 71 raste të gripit në 100 mijë banorë. Mi 64 raste autoritetet flasin për një epidemi.

Krahasuar me muajt e dimrit të dy vjetëve të kaluara, gripi është paraqitur shumë më herët. Në atë kohë, pragu kishte arritur pas Vitit të Ri.

Në Zvicër njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm rreth gripit sesa diku tjetër: në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azinë, aktiviteti i gripit ka qenë ende i ulët, edhe pse tendenca është në rritje. Vetëm në Francë dhe në Austri kishte një aktivitet më të theksuar.