Lajme
Grevë e protesta në Itali, mund të ketë pengesa në udhëtime nga 7 deri më 9 shtator
Rikthehen grevat në transportin publik në Itali. Siç njoftohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, mund të ketë shqetësime për ata që udhëtojnë nga e shtuna e 7 shtatorit deri të hënën në 9 shtator për shkak të një sërë protestash të cilat do të prekin avionët, trenat dhe transportin publik lokal, citon A2 mediat italiane.
Në veçanti, në 7 shtator është planifikuar një grevë 4-orëshe, e cila do të përfshijë transportin ajror në Itali, ndërsa të dielën në 8 shtator sindikata Usb Lavoro Privato ka shpallur një protestë 23-orëshe ku do të përfshihet i gjithë sektori hekurudhor, ndërsa të hënën më 9 shtator u shpall mobilizimi kombëtar i transportit publik lokal.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











