Lajme
Greqi: Partia e kryeministrit aktual prin bindshëm
Kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka fituar zgjedhjet e tij të dyta, duke shtuar se partia e tij tani ka një “shumicë të sigurt” në Parlament që do ta lejojë atë të miratojë “reforma të mëdha”, shkruan DW.
Me 95% të votave të numëruara, partia e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis doli në krye me 40.5% të votave, përcjell albinfo.ch.
“Populli na ka dhënë një shumicë të sigurt. Reformat e mëdha do të vazhdojnë me shpejtësi”, tha Mitsotakis, duke premtuar edhe rritje pagash.
Partia e Mitsotakis ka fituar rreth 157 nga 300 vendet në Parlament falë një ligji për zgjedhjet e përsëritura që i jep partisë fituese 50 vende bonus.
Rreth 9.8 milionë votues kishin të drejtë vote dhe atë e ushtruan të dielën ku mund të zgjidhnin nga 32 parti politike, shkruan DW.
Koalicioni i të Majtës Radikale (Syriza) fitoi rreth 18% të votave, më keq se rezultati në zgjedhjet e mëparshme në maj.
Lëvizja Socialiste Panhelene e qendrës së majtë (PASOK) mori pothuajse 13% të votave, ndërsa Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mori më shumë se 7% dhe partia ultra-nacionaliste Spartane ka rreth 5%.
Partia e majtë MeRA25, e themeluar nga ish-ministri i Financave i Syriza, Yanis Varoufakis, nuk e kaloi pragun e 3% të kërkuar për të hyrë në Parlament, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









