Opinione
Gratë, njëherë e përgjithmonë duhet me heqë dorë prej arit, dallamave, dimijave, e këtyre broçkullave tjera të zbukurimit
Gratë, njëherë e përgjithmonë duhet me heqë dorë prej arit, dallamave, dimijave, e këtyne broçkullave tjera të zbukurimit.
Secila grua duhet te dale prej moçalit ne te cilin gjendet. Ka ardhe koha me kuptu secila grua, qe ajo nuk eshte objekt zbukurimi, seksi e prodhimi.
Ndaloni ti kushtoni rendesi dukjes se jashtme, por jepni rendesine asaj qe duhet me ia dhane, kokes! Luftoni pak qe ta merrni ate qe ju takon, sepse te drejtat e juaja askush nuk ua jep, ju vet duhet ti merrni ato.
Gjendja e gruas te shqiptaret ne pergjithesi eshte e mjerueshme. Nuk jane te arsimuara, nuk trashegojne, nuk gezojne asnje privilegj njerezor. Vlera e gruas qendron vetem te kilogramet e arit qe ajo i ve ne trupin e saj, flokeve te gjate, linjave seksi, edhe aty perfundon.
Mungesa e madhe e arsimimit te grave, mbyllja e tyre neper shtepi, trajtimi i tyre si vegla nen sherbimin e burrit, sigurisht ka be qe ato cdo rendesi te ia kushtojne vetem dukjes. Edhe tash, qe kane nje hapesire ma te madhe te levizjes, jane te pernqendruara vetem tek fiziku. Fundja, ne kete shoqeri superpatriarkale, gruaja eshte objekt zbukurimi e kenaqesie, dhe si e tille duhet te investoje aty ku e ka vleren. Pra, ne dukje.
Por kjo nuk eshte ma e keqja, por eshte qe grate po vazhdojne ta pranojne kete, duke e ndihmuar qe edhe me tutje te zgjase kjo gjendje e mjerushme. Grate jane mirembajteset ma te medha te patriarkalizmit per momentin. Po refuzojne me cdo kusht qe ta ndryshojne kete gjendje.
Te gjitha grate per momentin rendesine me te madhe i kushtojne: marteses, fustaneve, dimijave, dallamave dhe arit dhe sigurisht mirembajtjes se patriarkalizmit. Secila vajze e re eshte e dhene pas grimit, thonjeve, veshjes dhe stolive. Mese shumti grate te kundershtojne dhe kritikojne, kur dikush flet kunder dhunes se grave dhe te drejtave te tyre. Ne asnje grup, ku ka vec gra nuk e gjene nje diskutim qe do te ishte i dobishem per ato dhe te ardhmen e tyre. (Normal, duke e perjashtuar nje numer te vogel, ketu).
Edhe grate, ma shume se burrat bile, refuzojne qe vajzat te trashegojne, te shkollohen, te gezojne te drejta te barabarta me djemte si ne punesim e martese e kudo. E mjerushme eshte deshira e tyre per me pas femije djem, nje trashegimtar te fisit.
Pse? Cka po ua thote mendja?
Dilni nga mendesia e dallamave e dimijave, kanaxheqeve e ditave te grave. Heqni dore me u zbukuru si bredh dhe me konsideru veten si vegel e burrave.
Te dashura gra, ju jeni njerez dhe jo objekte zbukurimi, seksi e prodhimi, andej edhe trajtone veten si te tille.
Pacensure
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?