Sport
Graniti: Ndeshje speciale ndaj Taulantit
Granit Xhaka ka thënë se ndeshja ndaj Baselit është speciale, pasi do të ndeshet me vëllain e tij dhe ish-skuadrën e tij

Vëllezërit, Granit dhe Taulant Xhaka do të ndeshen përsëri në mes veti. Pas përballjes së tyre në mes vete në ‘Euro 2016’, ku Taulanti luajti me kombëtaren shqiptare dhe Graniti me atë zvicerane, tani fati ju ka sjellë edhe përballjen në Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.
Për këtë përballje të madhe në mes vete, ka folur mesfushori i Arsenal-it, Granit Xhaka, i cili e ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Facebook’. “Çfarë duhet të them me shortin e Ligës së Kampionëve. Pas përballjes kundër gjakut tim Taulantit në ‘EURO 2016’, ne ndoshta do të përballemi sërish në Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Granit Xhaka në “Facebook”.
“Kjo është edhe më speciale për mua sepse do të luaj kundër ish-ekipit tim, Baselit. Unë shpresoj se së bashku do të kalojmë në raundin tjetër”, theksoi mesfushori kosovar.
Graniti dhe Taulanti ishin ndeshur edhe në Kampionatin Evropian, duke zgjuar vëmendjen e botës sportive, kurse edhe përballja në Ligën e Kampionëve pritet të jetë shumë e veçantë.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën