Sport
Granit Xhaka në spital
Mesfushori shqiptar, Grani Xhaka ka pësuar një lëndim në ndeshjen Estoni – Zvicër (0:1). Ai në minutën e 78-të u detyrua të dalë nga loja ndërsa vendin e tij e zuri Pajtim Kasami
Në fitoren e Zvicrës kundër Estonisë, në lojën që u zhvillua të hënën në mbrëmje, mesfushori Granit Xhaka u detyrua të largohet nga fusha 15 minuta para përfundimit të ndeshjes. Kapiteni i Monchengladbach-ut nuk ishte në gjendje ta vazhdonte tutje ndeshjen dhe në vend të tij hyri futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch
Ai është duke u kontrolluar në spital me dyshimin se ka pësuar ndonjë ligament në kyçin e këmbës së tij të djathtë.
Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet e ditur edhe raporti mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndeshja mes Estonisë dhe Zvicrës ishte e fundit për kualifikimet e kampionatit evropian, ku Zvicra edhe pse kishte siguruar kualifikimin, me fitoren e realizuar arriti të grumbullojë 21 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, pas Anglisë që ka grumbulluar 30 pikë!
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët