Ukraina
Granatimet ruse vrasin 32 civilë në Kherson
Të paktën 32 persona në jug të Ukrainës në rajonin Kherson janë vrarë gjatë granatimeve ruse, ka njoftuar shefi i policisë ukrainase.
Forcat ruse përfunduan tërheqjen nga qyteti i Khersonit më 11 tetor, pas gati nëntë muajve okupim, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Tani janë pozicionuar në brigjet në lindje të Dnipros, nga ku vazhdimisht bombardojnë qytetin.
“Rusët çdo ditë granatojnë qytetin dhe vrasin banorët e atjeshëm. Në total Rusia vrau 32 civilë në rajonin e Khersonit që nga tërheqja nga ky qytet”, tha kreu i policisë, Ihor Klimenko.
“Shumë banorë po evakuohen duke kërkuar vendstrehim në pjesët më të qeta në Ukrainë. Por, shumë të tjerë po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe duhet t’u ofrojmë siguri”, shtoi ai.
Javën e kaluar një zyrtar i lartë ukrainas ka bërë të ditur se autoritetet e atjeshme do të fillojnë me evakuimin e atyre që duan të largohen nga ky rajon.
Klimenko gjithashtu tha se hetuesit kanë regjistruar të paktën 578 krime të luftës që i kryen trupat ruse, derisa Moska në mënyrë rutinore i mohon akuzat se civilët janë objektiv i forcave të tyre.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










