Kosova
Grafika: Sa është pasuria e kandidatëve për kryeministër
Zgjedhjet e 6 tetorit do të vendosin kryeministrin/en e Kosovës. Në një kohë kur vendi është në pritje dhe tashmë kandidatët janë zyrtarizuar, në qendër të vëmendjes është risjellë pasuria e secilit prej tyre
Muaj më parë, pretendentët për kryeministër rrëfyen pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Nisur nga deklarata e gjithsecilit, rezulton se Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëron një apartament prej 67 metrave katrorë në vlerë prej 400 mijë eurove, i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten. Lideri i VV-së ka deklaruar se paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës ka vlerë vjetore prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij 42, 240 euro, të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI), transmeton TCH.
Nga ana tjetër, Fatmir Limaj, nga Nisma-AKR ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurosh si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë eurove. Limaj posedon një veturë të tipit BMW në vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera ka 6,985 euro. Si zëvendëskryeministër i qeverisë në largim, Limaj deklaroi se merr pagën mujore prej pagën 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore, përcjell albinfo.ch.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, në formularin e deklarimit të pasurisë, kishte deklaruar se ka një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e të cilit nuk e ka deklaruar, posedimin e një shtëpie prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar. Si kryetar i Kuvendit, Veseli pati deklaruar se merr pagën prej 33 mijë e 870 eurove. Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC. Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.
Ish-kryeministri, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK- PSD, Ramush Haradinaj, në Antikorrupsion ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare-kullë, tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë. Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në listën e pasurive të paluajtshme ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar, por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro. Osmani zotëron edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare. Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë eurosh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht















