Sport
Goli i Gashit, më i bukuri i javës në Amerikë
Gjuajtja e tij e fuqishme në minutën e 51-të të takimit ka fituar votimin e tifozëve duke u shpallur “Goli i Javës” në MLS
Goli i shënuar nga Shkëlzen Gashi ndaj LA Galaxy nuk mjaftoi që Colorado Rapids të fitonin tre pikë në ndeshjen ndaj një prej skuadrave më të forta në MLS, por gjithsesi i ka siguruar lojtarit shqiptar një çmim individual, shkruan albinfo.ch.
Gjuajtja e tij e fuqishme në minutën e 51-të të takimit ka fituar votimin e tifozëve duke u shpallur “Goli i Javës” në MLS, ndërsa ka mundur emra të njohur në futbollin botëror të cilët tanimë luajnë në SHBA si David Villa apo Nikolas Lodeiro.
Gashi tashmë po luan si mesfushor organizator në radhët e Colorado Rapids, por nuk është çudi që nëse gjen me rregullsi rrugën e rrjetës, trajneri të vendosë ta kthejë përsëri në repartin e avancuar.
Ky ishte goli i katërt në kampionatin amerikan për sulmuesin kuqezi, i cili është në top formë dhe një sinjal i mirë për Gianni De Biasin që të llogaritë në të. Shqipëria më 5 shtator do të luajë ndaj Maqedonisë në Shkodër.
Duke klikuar këtë link, mund të shikoni golin e Gashit:
http://www.mlssoccer.com/post/2016/08/19/colorado-rapids-striker-shkelzen-gashis-rocket-wins-att-goal-week
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











