Lajme
Godet rrufeja aeroplanin austriak, derisa po aterronte në Shqipëri
Raportohet se aeroplani i kompanisë “AUA” i Austrian Airlines” është goditur nga rrufeja gjatë një aterrimi në aeroport, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të fundit të revistës së aviacionit “Austrian Wings”, thuhet se në momentin që rrufeja goditi aeroplanin, alarme të shumta u ndezën, duke treguar se problemet po theksoheshin.
Fluturimi ishte nga Vjena për në Shqipëri.
Dëmtimi më i madh ishte në elektronikën e avionit dhe çoi në disa ekrane paralajmëruese të rreme në kabinë. Megjithatë, pilotët arritën ta zbarkonin avionin e Austrian Airlines në mënyrë të sigurt në Shqipëri,
Pas disa dite Avioni u transferua më pas në Vjenë si fluturimi numër OS 1472 pa pasagjerë. Sot, rrufetë nuk paraqesin rrezik për avionët bashkëkohorë komercialë dhe pasagjerët e tyre, por sipas raportit, ngarkesa e dhunshme elektrike mund të prishë sistemet në bord. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










