Lajme
Gjysma e Evropës kërcënohet nga thatësia
Studiuesit thanë se kushtet e thatësirës janë të lidhura me reshjet e ulëta dhe një seri valësh të nxehtit
Pothuajse gjysma e Evropës kërcënohet nga thatësira, sipas një raporti nga Shërbimi i Shkencës dhe Njohurisë i Komisionit Evropian (JRC).
Raporti thekson se deri më 10 gusht, 47% e territorit europian ka arritur në nivel alarmi për thatësirën, ndërsa 17% e rajoneve të anketuara janë në gatishmëri të plotë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Studiuesit thanë se kushtet e thatësirës janë të lidhura me reshjet e ulëta dhe një seri valësh të nxehtit që nga maji e tutje që ndikuan kryesisht në rrjedhjet e lumenjve në gjithë Evropën.
Reduktimi i vëllimit të ujit ndikoi negativisht edhe në sektorin e energjisë si për prodhimin e hidrocentraleve, ashtu edhe për sistemet e ftohjes së termocentraleve të tjerë.
‘’Thatësira ka ulur ndjeshëm rendimentet për kulturat e verës, me misrin, soja dhe luledielli më të prekura, thanë studiuesit.
“Lagështia e tokës dhe stresi i bimësisë janë të prekura rëndë. Pjesa tjetër e Evropës, tashmë e goditur nga thatësira, ruan kushte të qëndrueshme të thatësirës së rëndë”, thuhet në raport, duke renditur më shumë se një duzinë vende ku rreziku i thatësirës po rritet, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
Raporti thekson se rajonet ku kushtet po përkeqësohen më shumë janë ato të goditura tashmë nga thatësira në pranverën e vitit 2022, si Italia veriore, Franca juglindore dhe pjesë të Hungarisë dhe Rumanisë.
Studiuesit parashikojnë se kushte më të ngrohta dhe më të thata se normalja ka të ngjarë deri në nëntor në rajonin perëndimor euro-mesdhetar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










