Shqipëria
Gjykata kërkon më shumë prova nëse i vdekuri është Admir Murataj
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ende nuk ka mundur të sjellë provat në gjykatë të cilat vërtetojnë ligjërisht vdekjen e Admir Murataj edhe pse ka kaluar tre javë nga vrasja e tij në grabitjen e Rinasit.
Akt-ekpsertimi i bërë nga mjeku ligjor ende nuk ka mbërritur në prokurori, ndërsa çregjistrimi i Muratajt në gjendjen civile në vendlindjen e tij në Tropojë ende nuk është bërë.
Oficerët e Krimeve të Rënda kanë qenë personalisht në Tropojë dhe kanë konfirmuar se 47-vjeçari ende nuk është çregjistruar, transmeton “TCH”.
Për këto fakte prokuroria kërkoi edhe dy javë të tjera kohë që këto dokumente t’i vihen ne dispozicion nga grupi hetimor që po heton grabitjen e 9 prillit, përcjell albinfo.ch.
Seanca e radhës u caktua në datën 14 maj. Sipas prokurorit gjurmët e gishtave kanë vërtetuar që është Admir Muratajt. Por gjykatësi Klodian Kurushi u shpreh se vetëm kjo provë nuk i mjafton gjykatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














