Shkurt.ch
Gjobitet pasi përshëndeti kolegët me “Allahu Akbar”
Orhan E. e përshëndeti kolegun e tij me "Allahu Akbar" dhe u gjobit. Kjo është ajo që kalimtarët dhe myslimanët thonë për rastin
Gushtin e kaluar Orhan E. u gjobit prej policisë zvicerane të qytetit Schaffhausen, pasi ai e kishte përshëndetur mikun e tij me fjalët “Allahu Ekber”, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Akuza: Ngacmim i shqetësimeve publike. Këto fjalë atij i kushtuan 150 franga gjobë dhe 60 franga shpenzime juridike.
Kalimtarët nuk mund ta kuptojnë reagimin e policisë. Për shembull, 33-vjeçari Sandro thotë: “Po ashtu, themi `hello`, e cila ka një lidhje fetare. Ne nuk do të shqetësohemi as për këtë. Në këtë kuptim, veprimi më duket mjaft i panevojshëm”.
Për Jannis (25), shprehja është negative. Megjithatë, ai gjobën e sheh të gabuar: “Allahu akbar” do të thotë që ‘Zoti është i madh’, dhe nuk mund të gjobitet për shkak se nuk është një fjalë e ndytë”. Mësuesja e shkollës së mesme Lisa (29), është e mendimit se nuk mund të hidhet i gjithë Islamin në të njëjtën tenxhere dhe nuk mund të quhen të gjithë myslimanët terroristë. “Megjithatë, unë mund ta kuptoj se përshëndetja mund të shihet si një provokim”.
Diskutimet për fetë janë gjithmonë një temë e ndjeshme për Fabianin (24). Kufijtë e lejuar dhe jo të lejuar janë shumë të ndjeshëm: “Unë mund t’i kuptoj mirë të dy palët. Eksitim i njeriut dhe reagimi i policisë në kohën e sulmeve, janë të kuptueshëm”.
“Askush që e njoh unë nuk e përdor fjalën `Allahu Akbar`si një përshëndetje, nuk do të kishte kuptim”, thotë myslimani Ömer K. Në bisedë me kolegët, formula vjen më së shumti me një shaka. “Ashtu si kur unë i pyes kolegët e mi, se ku duhet të shkojnë tjetër në pushim dhe ai përgjigjet `Mekë` dhe ne të dy thonë `Allahu Ekber` dhe për këtë qeshemi”.
Por edhe K. do të ndihej keq, po që se ndokush në qytet do të bërtiste “Allahu akbar”. Megjithatë, ai gjobën e sheh si të ekzagjeruar, informon Albinfo.ch.
“Djaloshi nuk kishte qëllim të keq, nuk ka bërtitur, por vetëm se ka përshëndetur kolegët e tij – për aq kohë sa ai nuk e dëmton askënd, ajo duhet të vazhdojë të jetë e mundur”, thotë K.
Edhe myslimani zviceran Hayrettin A. gjobën e sheh si të ekzagjeruar. Për të përmbushur veprën e shqetësimit publik, është dashur të shqetësohen më tepër persona nga deklarata e E. Megjithatë, ai pranon: “Termi `Allahu akbar` ka konotacion negativ në kulturën perëndimore”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













