Shqipëria
Gjiri i Gjipesë, mes 50 plazheve më të bukura në botë
Gjiri i Gjipesë është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar, duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti.
“Nëse po kërkoni për një parajsë, ju e keni gjetur atë”, shkruan “Flight Network” për plazhin e Gjirit të Gjipesë.
“Plazhi i Gjipesë duket më shumë si një ishulli i vetmuar përrallor se sa një tjetër plazh në Europë dhe kjo sepse mënyra më e lehtë për të vajtur është me varkë”, lexohet në faqen kushtuar për udhëtimet, transmeton “ATSH”.
“Shkëmbinj me gurë të bardhë, ujëra të kaltër, rëra e bardhë dhe shpellat e rehatshme me hije krijojnë atë që është një prej plazheve më të pastra, por edhe më të pavlerësuara në botë”, shkruhet në këtë klasifikim të 50 plazheve më të bukur të vitit 2018, përcjell albinfo.ch.
“Merr me vete kamerën, shumë krem për diellin dhe mos harroni rrobat e banjës, sepse është e pamundur që t’i rezistosh ujërave kristal të pastra”, e mbyll përshkrimin për plazhin e Gjirit të Gjipesë “Flight Network”, të cilin e ka renditur mes 50 plazheve më të bukur të të gjithë botës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












