Sport
Gjimshiti me 3 pasaporta dhe 6 gjuhë të huaja
"Në Zvicër kemi bërë frëngjisht e anglisht në shkollë. Jam nga Cyrihu dhe atje flitet gjermanisht. Këtu bëra një muaj shkollë në italisht kur erdha. Pastaj është gjuha shqipe dhe serbo-kroatisht”, shprehet Gjimshiti
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit tek Atalanta, duke bërë paraqitje shumë të mira.
Gjimshiti ka lindur në Cyrih, derisa ka prejardhje nga Lugina e Preshevës, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për mediat italiane, ai ka zbuluar: “Flas 6 gjuhë, njërën jo aq mirë. Ndoshta isha pak më mirë në gjuhët e huaja se në gjërat e tjera në shkollë. Në Zvicër kemi bërë frëngjisht e anglisht në shkollë. Jam nga Cyrihu dhe atje flitet gjermanisht. Këtu bëra një muaj shkollë në italisht kur erdha. Pastaj është gjuha shqipe dhe serbo-kroatisht”, shprehet Gjimshiti, transmeton ‘Panorama-Sport’.
Por, në kombëtaren shqiptare flitet më shumë italisht, për shkak të trajnerëve. “Aty flasin të gjithë italisht, flitet vetëm italisht me stafin italian. Tani është Panucci, më parë ishte Tramezzani me De Biasin, të gjithë flasin italisht e kuptohet”, shton tutje mbrojtësi shqiptar.
Ai zbulon edhe diçka. “Kam nënshtetësi të trefishtë. E treta është serbe. Familja ime është e lindur në një vend në Serbi që ka vetëm shqiptarë, pak e vështirë ta shpjegoj. Kemi pasaportat serbe, por jemi shqiptarë. Kur ika nga moshat e Zvicrës te Shqipëria e di që janë mërzitur”, ka shtuar tutje mbrojtësi shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












