Sport
Gjimshiti kërkon fitore ndaj Lihtenshtajnit
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka thënë se duan vetëm fitore përballë Lihtenshtajnit
Berat Gjimshiti ka harruar të kaluarën dhe po mendon për të ardhmen. Ai po përgatitet për ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, shkruan albinfo.ch.
“Është e vërtetë që në letër janë skuadra më e thjeshtë e grupit, por ndaj është e vështira sepse duhet të fitojmë dhe tani në futboll është e vështirë të fitosh ndaj çdo kundërshtari. Duhet me e respektu kundërshtarin, dhe kështu do të fitojmë”.
Gjimshiti ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Zvicër shumë pranë Lihtenshtajnit. “Mendoj se kanë një skuadër shumë kompakte, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe presin gabimet e kundërshtarit për ta sulmuar. Mendoj se ndaj tyre duhet luajtur fort si ekip pasi ndryshe me individualitete nuk mendoj se mund të bëjmë diçka. Rëndësi ka të krijojmë sa më shumë raste dhe të finalizojmë sa më shpejt”, theksoi mbrojtësi shqiptar.
Ndeshja do të zhvillohet në Lihtenshtajn, ku jetojnë pranë shumë shqiptarë, derisa kapaciteti i stadiumit është shtatë mijë ulëse.
“Kam shumë familjarë, shokë që jetojnë në Cyrih, nuk është larg prej këtu, dhe më kanë kërkuar bileta shumë prej tyre, por të shohim sa do të na japin”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











