Kosova
Gjiganti i La Ligas interesohet për Amir Rrahmanin
Forma e mirë e Amir Rrahmanit këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar, përcjell albinfo.ch.
Referuar gazetarit Giovanni Scotto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletico Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.
Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga, te klubi nga kryeqyteti spanjoll, do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.
Besohet se ka qenë vetë trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje të madhe.
Sidoqoftë, është e vështirë që Napoli ta lejojë largimin e Rrahmanit, sidomos duke marrë parasysh që ata tashmë veçse po eksploronin tregun në kërkim të mbrojtësve të rinj.
Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027 dhe do të duhej një ofertë e majme që klubi italian të konsideronte shitjen e tij.
Kujtojmë që Rrahmani ishte bërë pjesë e Napolit në vitin 2020, pasi paraprakisht kishte veshur fanellën e Hellas Veronës në sezonin 2019/2020.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










