Lajme
Gjermania teston avionin e ri luftarak, Luftwaffe forcon fuqinë ajrore për dekadat e ardhshme
Eurofighter Typhoon “Tranche 4” kreu fluturimin e parë testues dhe do të pajiset me radarë të avancuar e raketa me rreze të gjatë veprimi.
Gjermania ka shënuar një moment të rëndësishëm për mbrojtjen e saj ajrore, pasi avioni i parë luftarak Eurofighter Typhoon “Tranche 4” kreu me sukses fluturimin e parë testues nga një pistë në Bavari, transmeton albinfo.ch.
Avioni është pjesë e projektit Quadriga, përmes të cilit Forca Ajrore Gjermane (Luftwaffe) po modernizon flotën e saj me gjeneratën më të avancuar të Eurofighterëve. Airbus Defence and Space konfirmoi se testimi u zhvillua me sukses dhe se dorëzimet e para për Luftwaffen do të nisin më vonë gjatë këtij viti.
Eurofighter Typhoon, i zhvilluar nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Spanja, është prej vitesh shtylla kryesore e mbrojtjes ajrore në disa vende evropiane. Versioni i ri “Tranche 4” sjell përmirësime të rëndësishme teknologjike, duke përfshirë radarin modern AESA (Active Electronically Scanned Array), i cili mund të gjurmojë njëkohësisht disa objektiva dhe ofron mbrojtje më të mirë ndaj ndërhyrjeve elektronike.
Aktualisht, Gjermania disponon rreth 138 avionë Eurofighter, ndërsa modeli i ri do të zëvendësojë avionët më të vjetër të serisë “Tranche 1”, që janë në shërbim që nga fillimi i viteve 2000.
Në vitin 2020, Berlini porositi 38 avionë Tranche 4, ndërsa në fund të vitit të kaluar nënshkroi edhe një kontratë për 20 avionë të tjerë Tranche 5, duke e çuar numrin e përgjithshëm të porosive të reja në 58 avionë.
Modernizimi i flotës vjen në një kohë kur programi evropian për zhvillimin e avionit luftarak të gjeneratës së ardhshme (FCAS) po përballet me vonesa dhe mosmarrëveshje politike e financiare. Për këtë arsye, investimi në Eurofighterët e rinj shihet si një garanci për ruajtjen e aftësive ushtarake të Gjermanisë në dekadat e ardhshme.
Sipas autoriteteve gjermane, avionët e rinj do të pajisen edhe me raketat Taurus KEPD 350, të afta për të goditur objektiva në distanca të gjata, duke rritur ndjeshëm kapacitetet sulmuese të Luftwaffes./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











