Lajme
Gjermania shqyrton detyrimin për testim të të kthyerve nga vendet me rrezik
"Ne gjithashtu po shqyrtojmë nëse është ligjërisht e mundur të detyrosh dikë t`i nënshtrohet testimit, duke ditur se kjo është një ndërhyrje në liritë e njeriut"
Që nga fundjava, të kthyerit në Gjermani kanë mundësinë që të bëjnë testin falas për kornavirus në disa aeroporte të vendit. Por, nisur nga rrezikshmëria e shtuar e “importimit” të rasteve të infektimit, ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) po shqyrton gjithashtu “një detyrim ligjor” për teste të tilla.
Spahn ka thënë në Deutschlandfunk të shtunën se fillimisht po mbështetet në përgjegjësinë personale të udhëtarëve që kthehen, pastaj në intensifikimin e fushatave të informimit dhe së fundi, në shtimin e mundësisë për të bërë testime, transmeton albinfo.ch.
“Ne gjithashtu po shqyrtojmë nëse është ligjërisht e mundur të detyrosh dikë t`i nënshtrohet testimit, duke ditur se kjo është një ndërhyrje në liritë e njeriut” ka shtuar ai.
Gjykatat ndjekin me shumë kujdes për të siguruar që çdo ndërhyrje ligjore të jetë në bazë proporcionale me nevojën që shtrohet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












