Një trafikant i dyshuar droge është hedhur nga një dritare në Pfeffikon ndërsa ikte nga policia. Burri 35-vjeçar shqiptar u plagos pas përplasjes, por vazhdoi arratisjen e tij pavarësisht lëndimeve të tij. Por ai u arrestua pak më pas, siç deklaroi policia e Lucernës në një njoftim për shtyp, tranmseton albinfo.ch. Pasi mori trajtim nga paramedikët, ai u transportua me helikopter në një spital.
Sekuestrohen disa qindra gramë drogë
Të mërkurën, më 21 tetor, policia po monitoronte një pronë në Pfeffikon bazuar në një informacion, shkruan zentralplus.ch. Kur policët provuan të kontrollonin dhomën e personit që u arrestua më vonë, ai u hodh nga një lartësi prej afërsisht tre metrash e gjysmë dhe vazhdoi arratisjen e tij pas rënies në tokë.
Gjatë kontrollit pasues të shtëpisë, policia zbuloi disa qindra gramë heroinë dhe kokainë. Ata gjithashtu sekuestruan disa mijëra franga zvicerane në para të gatshme, një kartë identiteti të falsifikuar dhe një pistoletë.
Sipas policisë, i arrestuari është një 35-vjeçar shqiptar. Hetimi po kryhet nga Zyra e Prokurorit Publik të Lucernës, Departamenti 4, Krime Speciale.