Lajme
Gjermania po investon 6.3 miliardë euro në karikues elektrik
Qëllimi është të rritet në mënyrë drastike mbulimi i karikuesve elektrikë. Gjermania ka miratuar një plan me vlerë 6.3 miliardë euro, i cili planifikon të rrisë në mënyrë drastike numrin e karikuesve për automjetet elektrike në rrugët e vendit gjatë tre viteve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Plani është pjesë e strategjisë së shtetit për të arritur zero emetime duke rritur numrin e karikuesve elektrikë deri në 14 herë. Deri në vitin 2030, Gjermania duhet të ketë një milion karikues nga 70 mijë që ka sot, raporton reuters.
Duke vepruar kështu, theks i veçantë do t’i kushtohet zonave deri më tani të lënë pas dore, si dhe komuniteteve më të vogla, të gjitha për ta bërë sa më tërheqëse pronësinë e një automjeti elektrik.
“Qëllimi ynë është të përshpejtojmë zgjerimin e infrastrukturës së karikimit, të thjeshtojmë procesin e tarifimit dhe kështu ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të ndërrojnë”, tha Ministri Federal i Transportit, Volker Wiesing.
Qeveria gjermane planifikon gjithashtu të thjeshtojë procedurat për marrjen e miratimit për ndërtimin e stacioneve të karikimit. E gjithë kjo duhet t’ua lehtësojë jetën pronarëve dhe blerësve të ardhshëm të makinave elektrike, por edhe të mundësojë rritjen eksponenciale të shitjeve të automjeteve elektrike që ata presin në Gjermani.
“Ne e dimë që lëvizshmëria elektrike po rritet me shpejtësi, prandaj duhet të jemi të shpejtë”, tha Wissing, duke theksuar se përvoja pozitive e lidhur me zotërimin e një automjeti elektrik është vendimtare në çdo gjë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










