Shqipëria
Gjermania përkrah Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ,ka marrë garancinë e ministrit gjerman për Çështjet me BE-në, Michael Roth, sa i takon vendimmarrjes së ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në muajin qershor të këtij viti.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u takuan edhe me ministrin e Shtetit për Çështje të BE-së, Michael Roth.
Gjatë këtij takimi, Ruçi e vuri theksin te mbështetja e qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel në procesin e vendimmarrjes së Vendimit të Këshillit Europian për rekomandimin për çeljen e negociatave në qershor 2019, përcjell albinfo.ch.
Nga ana e tij, ministri Roth vlerësoi arritjet e reformës në drejtësi, si një reformë e suksesshme dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë midis të dy vendeve në funksion të procesit të integrimit evropian te Shqipërisë. “Qëndrimi i politikës së jashtme gjermane vazhdon të mbetet mbështetës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE”, tha Roth, duke vënë theksin te realizimi i reformave.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













