Lajme
Gjermania përgatitet për refugjatë nga Ukraina
Ministrja e Brendshme në Gjermani, Nancy Faeser, tha se qeveria është “jashtëzakonisht vigjilente dhe e përgatitur për efektet e kësaj lufte dhe mbi situatën e sigurisë në Gjermani dhe lëvizjet e refugjatëve në Europë”.
Ajo tha se është “në kontakt të ngushtë me qeverinë polake dhe Komisionin e BE-së për lëvizjet e mundshme të refugjatëve”, shkruan Euronews.
Ajo ka theksuar se “mekanizmat e koordinimit dhe mbështetjes humanitare të BE-së tashmë janë në funksion për të siguruar ndihma për vendet fqnije me Ukrainën”.
“Ne jemi të përgatitur për sulme kibernetike. Ne kemi rritur masat mbrojtëse”, tha ajo, duke shtuar se protestat dhe demonstrata në Gjermani në përkrahje të Ukrainës janë nën vëzhgim nga ana e autoriteteve. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













