Lajme
Gjermania përballë defekteve të saj, pakënaqësi të shumta
Që nga pandemia, për shkak të masave të ndryshme, bota jashtë pyeste, nëse ky vend është Gjermania që njohim. Edhe tani Gjermania duket shumë e ngarkuar. Një udhëtim nëpër një vend në limitet e tij.
Bonn, fund nëntori, raporti i Agjencisë Federale të Rrjetit: Operatori mobil gjerman “Telefonica Deutschland”, “Deutsche Telekom” dhe Vodafone kishin marrë përsipër detyrimin që deri në fund të vitit 2022 në 500 zona të pambuluara të ngrinin stacione transmentimi. Realisht janë ngritur vetëm 95 syresh. Gati 3% e sipërfaqes gjermane nuk ka valë, zona pas rrjeti 4G/LTE dhe as sinjal 5G.
Lüdenscheid, 2. dhjetor: Ura e autostradës 45 feston përvjetorin, por prej 365 ditësh është e mbyllur për të gjithë trafikun. Gjendja e urës është kaq e keqe, sa nuk lejohet të kalojnë as automjetet e vogla. Që nga kjo kohë ura as nuk është hedhur në erë, dhe as nuk janë dhënë porosi për ndërtimin e saj. Udhëtarët duhet prej 12 muajsh të përdorin rrugë të ndërmjetme dhe të durojnë bllokimin e trafikut me orë. Në gjithë Gjermaninë 4000 ura janë në gjendje kritike.
Mesazh në Twitter, 4. dhjetor: Trenat ICE Hamburg-Berlin janë kaq të tejmbushuar, saqë nuk mund të nisen për 20-30 minuta. Trenat pastaj lëvizin ngadalë, personeli dhe njerëzit pa rezervim duhet të zbresin. Claus Weselsky, kreu i Shoqatës së Makinistëve të Lokomotivave, thotë “se punonjësit e hekurudhës dhe unë turpërohemi për atë që duhet t’i ofrojmë shoqërisë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













