Lajme
Gjermania mbyll kufijtë me Republikën Çeke dhe Tirolin
Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj, me disa përjashtime, me Republikën Çeke dhe rajonin austriak të Tirolit, që regjistrojnë nivele të larta të infektimit me variantet më shumë ngjitëse të COVID-19, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
“Kjo është ajo që ne do të vendosim. Kjo është rënë dakord me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, tha ministri për “Süddeutsche Zeitung”, duke specifikuar që kjo masë duhet të hyjë në fuqi të dielën në mbrëmje dhe se përjashtimet ishin në pritje të diskutimit, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Seehofer sqaroi se Tiroli dhe rajonet çeke kufitare me Gjermanisë do të përfshihen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit.
Kjo listë tashmë përfshin vende të tilla, si Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Brazili ose Portugalia, me të cilat Gjermania ndaloi shumicën e udhëtimeve në fund të janarit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












