Kosova
Gjermania, investitori më i madh në Kosovë
Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë në qeverinë e Kosovës, Gjermania është investitori më i madh në Kosovë duke shënuar një investim direkt prej 540 milionë eurosh që nga përfundimi i luftës

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës njofton se prioritet i kësaj ministrie është harmonizimi i legjislacionit të plotë me MSA-në.
“Prej marrjes së mandatit, jemi munduar që sa i përket legjislacionit, t’i shtyjmë disa ligje që nuk kanë qenë në harmoni të plotë me MSA-në. Kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe janë diku dhjetë ligje që janë proceduar në qeveri. Ne politikat tona i kemi orientuar në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovimin e investimeve. Te përkrahja e ndërmarrjeve të vogla, jemi të orientuar shumë në përmirësimin e konformitetit të produkteve, përkrahjen e bizneseve për t’i rritur kapacitetet e prodhimit, që nëpërmjet kësaj synojmë ta rrisim edhe eksportin”, thotë ministri i Tregtisë dhe i Industrisë në qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani., shrkuan deutschewelle.de.
Ministri njoftoi se në kuadër të harmonizimit të ligjeve me politikat e BE-së, aplikuesi i parë për ta marrë statusin e Investitorit Strategjik në Kosovë, është një kompani me kapital gjermano-kosovar që pritet të investojë 130 milionë euro në energji diellore.
Kosova lë mbrapa Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë
Në hulumtimin e fundit të vitit 2017 të bërë nga Grupi i Bankës Botërore “Doing Business”, Kosova është renditur në vendin e 40-të, pra si një vend i përshtatshëm për të bërë biznes. Ndërsa sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, këto dukuri megjithatë vazhdojnë të jetë e pranishme në Kosovë, mirëpo në vitin 2017 Kosova ka shënuar përmirësim në renditje duke kaluar nga vendi 95 në 85. Krahasuar me rajonin Kosova lë prapa Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjën.
Gjermania po nis një mision të dytë në Kosovë
Një ditë më parë ndërkaq qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e mëtejmë të një pjese të liruar të kampit ushtarak gjerman në Prizren, si park inovativ dhe trajnues kosovaro-gjerman. Organizata gjermane GIZ bëri prezantimin e projektit të fizibilitetit, ku u elaboruan pesë fushat që do të jenë pjesë e parkut ekonomik, siç janë: inovacioni (teknologjia dhe ndërmarrësia); aftësimi profesional, si dhe edukimi formal dhe jo-formal; shkenca dhe hulumtimi; bujqësia, si dhe turizmi dhe kultura.
Kosova dhe Gjermania nënshkruan marrëveshje për shfrytëzimin e një pjese të liruar të kampit ushtarak gjerman në Prizren
Kryeministri Ramush Haradinaj,tha se Gjermania, po nis një mision të dytë në Kosovë. “Ne u bëmë bashkë në vitin 1999, për ta sjellë paqen në vendin tonë, kur Gjermania për herë të parë në historinë e saj vendos t’i dërgoj trupat e saj paqeruajtëse në Kosovë dhe tani pas dy dekadave, në shërbim të paqes njerëz të vullnetit të mirë, iniciojnë hapin e radhës për prosperitetin e vendit, themelin e parkut inovativ dhe trajnues kosovaro- gjerman”, tha kryeministri Haradinaj.
Ambasadori gjerman Christian Heldt nga ana e tij, tha se në parkun inovativ kosovaro-gjerman të Prizrenit do të valojë prap flamuri gjerman. “Flamuri, gjerman në të ardhmen nuk do të jetë më një shenjë e pranisë së Bundeswehr-it. Në vend të kësaj, bashkë me flamurin kosovar ai do të qëndrojë si premtim për një ardhmëri të suksesshme ekonomike të Kosovës. Parku i ri inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar do të ju mundëson kosovarëve të rinj të ndërtojnë një të ardhme në shtetin e tyre të ri.” – tha ambasadori gjerman Christian Heldt.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë në qeverinë e Kosovës, Gjermania është investitori më i madh në Kosovë duke shënuar një investim direkt prej 540 milionë eurosh që nga përfundimi i luftës.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri