Lajme
Gjermania u dha fund këtyre masave Covid
Shumica e kufizimeve të përditshme të qeverisë kanë përfunduar në pjesët më të mëdha të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Ani pse ka numër të lartë të infeksioneve, ligji i ri parashikon vetëm disa masa të përgjithshme mbrojtëse që nga data 3 prill. Pothuajse në të gjitha landet mund të kërkohet mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore, në vendstrehimet për të moshuar, klinika, autobusë dhe trena, e mund të kërkohen teste edhe në shkolla. Maskat janë ende të detyrueshme në trena dhe avionë.
Vlen të theksohet se se pas ndryshimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksioni, shumë kushte janë hequr. Më nuk do të kërkohet respektimi i rregullave 2G apo 3G, që do të thotë se nuk do të kërkohen certifikata të vaksnimit, shërimit apo teste, për t’u futur në dyqane, restorane, objekte kulturore apo objekte të tjera dhe manifestime.
Firmat mund të kërkojnë mbajtjen e maskave
Por pavarësisht këtyre rregullave, kompanitë, dyqanet dhe objektet e tjera mund të vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e maskave. Qeveria federale e justifikon nxjerrjen e ligjit të ri me faktin që sistemi shëndetësor është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme me funksionimin normal të institucioneve shënetësore. Por ligji parashikon mundësinë e rikthimit të masave në vendet ku përkeqësohet gjendja, në të ashtuquajturat Hotspot.
Deri tani vetëm dy lande kanë vendosur të vazhdojnë masat e deritanishme: Hamburg dhe Mecklenburg-Pomerani. Këto dy lande kanë vendosur që të mbajnë masat për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe i kanë shpallur ato si Hotspot. Kjo gjendje ju mundëson pra vazhdimin e masave. Landet e tjera i kanë hequr masat. Ligji mund të rishikohet më 23 shtator, pra para kohës së vjeshtës, kur mund të ketë përkeqësim të gjendjes.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










