Lajme
Gjermania heq Kosovën nga lista e vendeve të rrezikuara
Instituti Robert Koch ka publikuar listën më të re të vendeve të rrezikuara. Prej sot, Kosova më nuk është në këtë listë.
Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.
Udhëtimet pa teste dhe karantinim
Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ. Personat që udhëtojnë nga vendet e rrezikuara duhet të lajmërohen edhe në linkun Einsreiseanmeldung.de./ dw
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










