Lajme
Gjermania do të vaksinojë 20 për qind të popullsisë deri në fillim të majit
Gjermania ka në plan të vaksinojë rreth 20 për qind të popullsisë kundër virusit deri në fillim të majit. Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spann, vendit iu deshën tre muaj që vaksina t’u jepet 10 për qind të popullsisë.
“Ne do të vaksinojmë 10 për qind të tjerë të qytetarëve që mund të marrin vaksinën kundër kovidit nga fundi i prillit ose në fillim të majit”, tha Span.
Kohët e fundit Gjermania ka parë një rritje të numrit të rasteve me virusin Covid. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4,575 raste të reja dhe 37 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 2.9 milionë raste janë raportuar në Gjermani dhe 77,594 njerëz kanë humbur betejën me virusin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










