Lajme
Gjermania dhe Kosova afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve

Raportohet se Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve. Verdiktin final për këtë gjë pritet që ta japin anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e 11 shkurtit 2022. Nga 69 anëtarë sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhet të jenë në favor të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
thuhet se votën “për” pritet ta japin “Të Gjelbërit”, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve në Bunderat. Kështu ka thënë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, zëdhënës i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic.
“Sipas informacioneve të mia, “Të Gjelbërit” në Bunderat e mbështesin njohjen e patentë shoferëve nga Kosova. Sido që të jetë, vendimi nuk varet vetëm nga “Të Gjelbërit”, por edhe nga partitë tjera të cilat kanë përfaqësues në Bundesrat”, ka thënë Mijatovic.
Mijatovic tutje ka treguar për punën e funksionimit të Bundesrat, dhe numrin e shteteve federale ku “Të Gjelbërit” kanë përfaqësues.
“Bundesrati punon ndryshe nga Bundestagu. Bundesrati është parlamenti i 16 shteteve federale Brenda Gjermanisë. Përbëhet nga përfaqësuesit e 16 koalicioneve qeverisëse të shteteve federale. Secili nga 16 shtetet ka një numër të votave në mes tre dhe gjashtë (varësisht nga numri i popullsisë). Në total janë 69 vota, kështu që shumica krijohet me të paktën 35 vota. Secili prej 16 qeverive të përfaqësuara në Bundesrat vendosin në mënyrë uniforme dhe të pavarura nga njëra-tjetra. “Të Gjelbërit” përfaqësohen në 10 prej 16 koalicioneve qeverisëse”, ka shpjeguar Mijatovic.
Zëdhënësi i “Të Gjelbërve” thotë se për shkak të kësaj përbërje dhe konstelacionit të Bundesratit nuk është e mundur që të bëhet ndonjë parashikim për rezultatin e votimit.
Në fund, Boris Mijatovic thotë se personalisht e mbështet njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.
“Shpresoj se ju ndihmova me përgjigjet e mia. Unë personalisht e mbështes njohjen e patentë shoferëve nga Kosova”, ka përfunduar Mijatovic.
Në Bunderat janë gjithsejtë 7 parti, shumica e të cilave deri tani kanë mbajtur qëndrime përkrahëse për proceset në të cilat ka kaluar Kosova. Numër të madh përfaqësuesish ka CDU-ja e ish kancelares Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit