E-Diaspora
Gjermanët ndihmojnë fshatin shqiptar të shkatërruar nga rrëshqitja e dheut
Shoqata "Fëmijët ndihmojnë fëmijët" vazhdon të shpresojë për mbështetje, për shembull nga fakti që njerëzit këtu marrin sponsorizime për fëmijët individualë
Një rrëshqitje e tokës në fshatin Dardhë pranë Fushë-Arrëzës në Shqipëri, ka shkaktuar shkatërrime të rënda. Shoqata gjermane “Fëmijët ndihmojnë fëmijët” do të ndihmojë në rindërtim, shkruan “wn”, përcjell Albinfo.ch.
Një pjesë e madhe në fshatin Dardhë në Shqipëri është shkatërruar pas rrëshqitjes së dheut. Shumë familje, me këtë rast kanë humbur çatitë mbi kokat e tyre, raporton Hermann-Josef Lewentz, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Fushë-Arrëz dhe fshatrat përreth në Shqipërinë e Veriut.
Atje është duke ndihmuar Shoqata gjermane “Fëmijët ndihmojnë fëmijët”, të cilën shumë vite më parë e kishte inicuar Leëentz në Shkollën gjermane “St. Martin”. Lewentz dhe miqtë e tij, sponatnisht kanë pranuar një shumë të hollash, për t`u ndihmuar disa familjeve me artikuj të domosdoshëm, për të rindërtuar tërësisht një shtëpi dhe për të riparuar shumë të tjera, raporton Lewentz, njofton Albinfo.ch.
“Për një familje me gjashtë fëmijë, një shtëpi duhet të ndërtohet tërësisht e re”, shpjegon Lewentz. Edhe “Shtëpia e Bamirësisë”, e udhëhequr nga Caritas, gjithashtu është mbështetur. Përveç kësaj, disa individë kanë miratuar sponsorizime për fëmijët në mënyrë që ata të mund të kryejnë një arsimim. Drejtoria e shkollës së lartpërmendur gjithashtu mbështet një djalosh të ri që dëshiron të studiojë mjekësinë, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë në familjen e tij të varfër.
Por një gjë ka mbetur në jetën e përditshme burokratike, thotë ish mësuesi i kësaj shkolle: Korrupsioni gjithandej. Pa ryshfet , asgjë nuk funksionon në shumë sfera, apo vetëm pak, informon më tej Albinfo.ch.
“Kjo është një situatë shumë e ndërlikuar që na shqetëson shumë”, thotë Lewentz. Korrupsioni është aq i theksuar, sa që për shembull, disa mjekë nuk i pranojnë në kontroll mjekësor fëmijët e sëmurë, përveçse kur dora e tyre mbushet me të holla. “Familjet nuk kanë asgjë nëpër shtëpi”.
Shoqata “Fëmijët ndihmojnë fëmijët” vazhdon të shpresojë për mbështetje, për shembull nga fakti që njerëzit këtu marrin sponsorizime për fëmijët individualë. Përveç kësaj, kërkohen pajisje të tilla si shtretër në kate, për objektet e pritjes. Në muajin maj të vitit të ardhshëm, transporti i ndihmës së ardhshme do të vazhdojë udhëtimin.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









