Sport

Gjergjaj pritet të fitojë 250 mijë franga në meçin kundër Haye

Boksieri i suksesshëm (29 meçe : 29 fitore, 21 me nokaut) mund të fitojë rreth 250 mijë fanga Arnoldi për të mbijetuar, ka punuar në supermarketin e vëllait

Meçi i caktuar për muajin maj në mes të Arnold Gjergjajt dhe ish kampionit botëror, britanikut David Haye, duket se, veç famës, do t`i sjellë më në fund shqiptarit nga Zvicra edhe para. Themi «më në fund» sepse «Cobra», siç njihet Gjergjaj ndryshe, disa herë edhe në bisedë e albinfo.ch ka theksuar se deri më tash ai nuk ka pasur mundësi të jetonte nga boksi. Madje, ai kryesisht, i ndihmuar dhe nga familjarët, vetëm ka investuar në pasionin e tij dhe kjo nuk i është kthyer.

Siç shkruan blick.ch, boksieri i suksesshëm (29 meçe : 29 fitore, 21 me nokaut) mund të fitojë rreth 250 mijë fanga në këtë përballje. E deri vonë, siç shkruan portali i përmendur, Arnoldi për të mbijetuar, ka punuar në supermarketin e vëllait.

«Të luftoj para 20.000 fansave në Londër, kjo është diçka që unë e kam pritur gjatë dhe jam përgatitur shumë. E tash dua të tregoj se çfarë mundem» thotë Gjergjaj. Ai i premton britankut një betejë e cila do të tregojë se koha e Haye po shkon ndërsa ajo e Gjergjajt po vjen».

Megjithatë, ai e di se nuk e ka lehtë kundër boksierit i cili ka mundur rusin Walujev, duke ia marrë titullin e kampionit botëror në vitin 2011. Madje Arnoldi e vlerëson shumë lart kundërshtarin: “Ali, Tshon dhe Haye, këta janë për mua tre më të mëdhenjt në këtë fushë”, thotë ai.