Lajme
Gjërat që mund t’i bëni çdo mëngjes për t’u relaksuar
Për të gjitha ata që zgjohen herët, dita është më e gjatë dhe ka kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra.
Albinfo.ch. ju sjell disa aktivitete që mund t’i bëni për ta shfrytëzuar në maksimum ditën tënde.
Mundësitë janë të shumta, dikush për shembull mund të zgjedhë të meditojë. Për të qetësuar trupin dhe shpirtin dhe për të riorganizuar sistemin qendror nervor. Bëni një pauzë të vogël sapo zgjoheni, para se të rrëmbeni filxhanin e kafes. Kështu do të çliroheni nga energjitë negative.
Shmangni me çdo kusht smartphone-nin. Që të mos jetë gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqendrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi, një fluks i ndërgjegjësimit. Një zakon i mirë mëngjesi është dhe dushi. Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqendrimit.
Mes gjërave të mira që mund të bëni në mëngjes është dhe leximi. Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta që vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë. E rëndësishme është, nëse keni mundësi, të kaloni kohë dhe të lidheni me të tjerët: familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura sigurisht do t’ju zbulurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë. Nëse nuk ndodhen pranë jush, dërgoni një mesazh apo telefonojini, më mirë akoma ftojini për një kafe në pushimin e drekës.
Kjo ju ndihmon që dhe ju të jeni pozitivë. Një ushtrim i mirë që mund të bëni herët në mëngjes është praktikimi i mirënjohjes. Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Kjo është një praktikë që stimulon nxitjen e hormoneve të mirëqenies. Gjithashtu mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.
Ka nga ata që zgjedhin të bëjnë një sport, ideale kjo për shëndetin e mendjes dhe organizmit. Kështu stimulohen neurotransmetuesit e trurit dhe ky i fundit ruan “freskinë” dhe rininë. Shumica e njerëzve presin orën për të ngrënë mëngjesin, por ky është një vakt pak i vonuar. Nuk është të konsumoni diçka edhe direkt pas zgjimit, në varësi të aktiviteteve që ju presin para. Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimum të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kujdesuni për ambjetin tuaj të punës. Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që I dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, e organizuar edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, me shumë hapësirë për kreativitetin.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













