Lajme

Gjenevë: Rritet kërkesa për karburant, por s’ka rrezik për mungesë

Megjithëse më shumë shoferë francezë po mbushin veturat e tyre tani në Zvicër, nuk ka rrezik për mungesë karburanti – dhe njerëzve u kërkohet të qëndrojnë të qetë.

Një grevë e vazhdueshme e punëtorëve të rafinerisë në Francë po çon në mungesa në gjithë vendin fqinj. Stacionet e shërbimit në Gjenevë po raportojnë se kërkesa është 4 herë më e lartë se niveli normal, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që ka pasur disa raste të izoluara të stacioneve të karburantit që kanë mbetur pa karburant për periudha të shkurtra – karburant do të ketë mjaft.