Lajme
Gjenevë, humb jetën vogëlushja shqiptare, bie nga kati i 11-të
Tragjikisht humb jetën 4 vjeçarja shqiptare në Zvicër
Raportohet se një vajzë 4 vjeçare me orgjinë shqiptare, humbi jetën pasi ra nga një ballkoni 11 katësh në Vernier, njofton albinfo.ch.
Policia kantonale e Gjenevës, në raportin e tyre tregojnë se vajza është e moshës 4 vjeçe. Në raport thuhet se rreth orës 08:30, vajza ra nga ballkoni 11 katësh. Ajo është gjetur e shtrirë pa shenja jete në pallatin e një ndërtese në Lignon. Rënia tragjike ndodhi mëngjesin e së enjtes së javës së kaluar në Avenue du Lignon.
“Rreth orës 8.30 policia u njoftua për zbulimin e një vajze katërvjeçare të shtrirë pa ndjenja rrëzë një pallati në lagjen Lignon”, pohoi prokurori.
Nga ana tjetër, edhe organet shëndetësore në Gjenevë e kanë konfirmuar se vazja është gjetur pa shenja jete dhe trupi i saj është vendosur për obduksioni.
Ndërkohë policia është duke hetuar rastin, lidhur me shkakun e kësaj ngjarje të rëndë. Fillimisht raporti tregon se vazja ishte në banesen e saj dhe hedhja e saj mund të ishte e rastësishme nga dritarja e banesës, shkruan tutje albinfo.ch.
Pas rënies së tmerrshme, rrethi Lignon është në tronditje, raporton edhe gazeta zvicerane “Tribune de Genève”. “Gjendja ka qenë dëshpëruese, askush nuk flet më për asgjë tjetër”, tha një banor.
“Është e tmerrshme për prindërit dhe gjyshërit e tyre. Gjyshja jeton aty pranë dhe ka dalë në vendin e aksidentit pas rënies fatale”, tregon banori. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










