Shkurt.ch
Gjeneva dhe Cyrihu, në mesin e 10 qyteteve më të shtrenjta në botë
Një studim i publikuar së fundi nga Hogg Robinson Group (HRG), kompani britanike e shërbimeve të turizmit, konfirmon se 50 qytetet me çmimet më të larta të hoteleve mbeten të njëjta si në vitin e kaluar.
Për herë të 12-të me radhë Moska është qyteti më i shtrenjtë në botë: një natë në kryeqytetin rus mesatarisht shkon deri rreth 315 franga. Kjo paraqet një rënie prej 3.14 për qind në krahasim me vitin e kaluar, e cila u shkaktua nga ndryshimet masive në kursin e këmbimit.
Në vendin e dytë vjen San Francisco, me një mesatare prej CHF 230. New York City rrëshqet me një çmim mesatar për një natë të 278 CHF në vendin e katërt. Washington me një çmim mesatar prej 282 franga, shkruan albinfo.ch.
Çmimi i një dhome hoteli në Londër u rrit me 1.77 për qind dhe është 208 franga, pastaj vjen Parisi (212 franga). Vizita më e shtrenjtë e një hoteli në Zvicër është në Gjenevë. Në gjysmën e parë të 2016-ës mesatarja e një dhome hoteli shkon deri 285 franga, ndërsa në Cyrih 267 dhe në Basel 237 franga.
Epitetin e qytetit më të shtrenjtë gjerman e mban Frankfurti, me një rritje çmimi prej 0.41 për qind, duke rezultuar në një çmim mesatar të një dhome hoteli prej 194 franga për një natë.
Këto janë top 20 qytetet me hotelet me të shtrenjta:
Moska
San Francisko
Washington
New York City
Tokyo
Gjenevë
Lagos
Hong-Kong
Zurich
Rio de Janeiro
Sydney
Stockholm
Paris
Miami
Singapori
Londër
Basel
Seoul
Dubai
Frankfurt
Abu Dhabi
Toronto
Hamburg
Mumbai
Madrid
Roma
Istanbul
Johannesburg
Bangalore
Heathrow
Manchester
Këtu e gjeni studimin: http://de.hrgworldwide.com/
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








