Autotech

Gjenerata e re Lambo Huracan me version hibrid

Gjenerata e ardhshme e Lamborghini Huracan mund të vijë me një version hibrid kur të prezantohet në vitin 2022.

Sipas raportimeve, gjiganti italian po synon të shfrytëzojë teknologjinë e re për të mundësuar që të kursejë në peshë të veturës dhe të lejojë veturën të funksionojë vetëm në versionin elektrik.

Vetura pritet të jetë modeli i dytë Lamborghini që vjen me versionin hibrid pas SUV-it Urus që do të lansohet vitin e ardhshëm, transmeton Albinfo.ch.

Zëvendësuesi i Aventadorit pritet të vijë para zëvendësuesit të Huracanit, por kompania akoma nuk ka treguar nëse aty do të ndryshojë diçka te motori V12.