Sport
Gjenerata e artë e Zvicrës me shqiptarë
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë lojtarët kyç, derisa Valon Behrami ka përvojë. Në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer edhe Blerim Xhemaili
Zvicra asnjëherë nuk ka kaluar grupet në Evropian, por kësaj radhe ka një gjeneratë të artë dhe më së paku mund të arrijnë në 1/8 e finales, shkruan “Sport360.com”, që analizon në tërësi Përfaqësuesen helvetike, përcjell albinfo.ch.
Lojtarët e saj kryesorë janë shqiptarë, por edhe Yann Sommer, Ricardo Rodriguez dhe Stephan Lichtsteiner. Zvicra ka pasur probleme me sulmin dhe do të ballafaqohet me Shqipërinë që mori pesë gola në kualifikime dhe me Rumaninë që mori vetëm dy.
Granit Xhaka është një talent i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu në kualifikime me katër gola dhe pesë asistime. Xhaka është futbollisti më në formë, derisa kaloi në Arsenal për 45 milionë euro. Në mesfushë iu ndihmon shumë Valon Behrami me përvojën e tij, kurse Blerim Xhemaili ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit pa harruar edhe sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi, që mund të shpërthejë në Francë.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











