Kosova
Gjendet një foshnjë e braktisur në Vrellë të Istogut
Imami i Xhamisë së fshatit Vrellës të Istogut, Arben Dreshaj, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka gjetur një foshnje të braktisur, transmeton albinfo.ch. Foshnja ishte lënë në një pako mbi veturën e hoxhës pranë xhamisë së fshatit.
“Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi veturën time. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellë me batanije. Pastaj menjëherë i kam thirr policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë, ka ardhur një veturë e policisë, bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën”, ka shkruar imami në profilin e tij në “Facebook”.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që po heton këtë rast.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











