Lajme
Gjendje alarmante në Spanjë nga reshjet e shumta
Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ligë që ka goditur pjesën e juglindjes së Spanjës, dhe që ka e shndërruar gjithë këtë rajon në “det” pas shirave të rrëmbyeshëm.
Ekipet emergjente kanë njoftuar se një burrë dhe gruaja e tij, që të dy të moshës 70-vjeçare, janë gjetur të vdekur brenda një veture të rrokullisur që e kishte marrë me vete uji rreth 100 kilometra në jug të Valencias, transmeton Telegrafi.
Shërbimi meteorologjik i Spanjës i njohur si AEMET, ka paralajmëruar këtë rajon për “rrezikun” që po u kanoset dhe se pritet të bie deri në 90 milimetra shi për një orë, dhe deri në 180 milimetra për 24 orë.
E një nga vendet që e ka pësuar më së shumti është qytet Valencia në jug të Spanjës, ku rrugët e këtij qyteti janë shndërruar në “lumenj”. Raportohet se afro 300 litra shi për metër katror ka rënë gjatë 24 orëve të fundit, që sipas AEMET është sasia më e madhe reshjeve që nga viti 1917.
Uji ka marrë me “vete” vetura të shumta që ishin në rrugë, kurse uji tashmë ka arritur deri në gjysmë të dritareve të kateve të para të shtëpive dhe ndërtesave. Si pasojë e motit të ligë është rënduar edhe trafiku rrugor, e erërat e forta kanë bërë që shumë drunj të shkulen me rrënjë dhe të bien nëpër rrugë, duke krijuar situatë kaotike.
Sipas dëshmitarëve erërat e forta ngjanin shumë me një mini-tornado, e shkollat lokale kanë anuluar mësimin dhe mbi 300 mijë nxënës janë këshilluar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












