Shqiperia

Gjendet edhe trupi i Alma Arrazit, e mbytur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e mitur

U gjet trupi i Alma Arrazit, që u mbyt në ujërat e lumit Buna

 

Burime nga Policia e Shkodrës konfirmojnë dhe gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe të djalit 3-vjeçar, të mbytur së bashku me të ëmën dhe dy motrat e tjera në lumin Bunë, transmeton albinfo.ch.

Mësohet se trupi i 3-vjeçarit dhe nënës së tij u gjeten sot në mesditë nga forcat RENEA.

Pas kërkimeve intensive, të cilat vijonin prej tre ditësh, trupat e pajetë u gjetën në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë, të njësisë Ana e Malit.