Lajme
Gjendet i vdekur Lee Sun-kyun, aktori i filmit “Parasite”
Aktori i njohur koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite”, film fitues i çmimit Oscar, është gjetur i vdekur në një makinë në Suel të mërkurën, thanë autoritetet.
Ai është gjetur pas disa javësh hetim intensiv nga policia si i dyshuar për përdorim të drogës. Sipas policisë dhe ekipit të urgjencës, Lee është gjetur në një gjendje pa ndjenja në makinën e parkuar në një rrugë në veri të Seulit. Oficerët e urgjencës më vonë konfirmuan se ai kishte vdekur, sipas stacionit të policisë Seongbuk të Seulit.
Policia ishte në kërkim të aktorit 48 vjeç pasi mori një raport se ai ishte zhdukur, tha policia.
Ata refuzuan të jepnin detaje të mëtejshme, përfshirë atë nëse Lee kishte vrarë veten. Por mediat koreano-jugore thanë se familja e Lee më herët të mërkurën raportoi në polici se ai u largua nga shtëpia pasi kishte lënë një mesazh të ngjashëm me një shënim për vetëvrasje. Sipas policisë, trupi i Lee u transportua më vonë në një spital në Seul.
Lee u shfaq në “Parasite”- fitues i çmimit Oscar për filmin më të mirë dhe tri kategori të tjera në vitin 2020. Ky ishte filmi i parë koreano-jugor dhe jo në gjuhën angleze, që fitoi një Oscar në atë kohë. Në film, Lee luante kreun e një familjeje të pasur. Ai u nominua për aktorin më të mirë në “International Emmy Awards” për interpretimin e tij në trilerin fantastiko-shkencor “Dr. Brain” edhe vitin e kaluar.
Edhe para “Parasite”, Lee për një kohë të gjatë ishte një aktor i njohur në Korenë e Jugut. Ai u bë i njohur për rolin e tij në një serial dramatik televiziv të suksesshëm, “Coffee Prince (2007)” dhe fitoi popullaritet me dramën mjekësore “Behind The White Tower (2007), “Makarona (2010)” dhe “Myster (2018)”. Lee iu nënshtrua hetimeve policore për akuzat se ai përdorte drogë të paligjshme. Ai ngriti një padi kundër dy personave duke pretenduar se ata e shantazhuan atë. Lee këmbënguli se ai ishte mashtruar për të marrë drogën dhe sipas tij ai nuk e dinte se çfarë po merrte.
Prej kohësh, Koreja e Jugut ka pasur shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të zhvilluara. Për shumë nga vetëvrasjet e të famshmëve, ekspertët kanë fajësuar komentet abuzive në internet dhe ngacmimet e rënda kibernetike.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











