Kosova
Jehona pas bllokimit të udhëtarëve kosovarë në kufirim me Serbinë
Ky bllokim ka nxitur reagime si të faktorit të brendshëm, ashtu edhe të atij ndërkombëtar.
Kështu, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas saj, kjo gjë dëshmohet me bllokimin e qytetarëve në kufi me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të Vuçiqit dhe ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët ndërkombëtarë që vota pro Kosovës do ketë pasoja, Në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e udhëtarëve atje. Jo vetëm në autobus, por edhe në vetura dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë.
Nga biseda direkte që kemi pasur nga udhëtarët atje, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë. Shumë prej tyre kur janë intervisutar atje janë detyruar të flitet për ushtarët e UÇK-së, se mos është dikush prej tyre aty”, ka deklaruar ministrja Gërvalla.
Gërvalla bëri të ditur se ka takuar ambasadorët e QUINT-it, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian nga të cilët kanë kërkuar reagim të qartë dhe të prerë.
“Sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen, kemi takuar ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesin e BE në Kosovë. I kemi informuar me aq sa kemi pasur detaje, dhe kemi kërkuar një reagim të qartë dhe të prerë, jo vetëm për të parandaluar një veprim të tillë në të ardhmën por dhe për të demostruar një unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që Serbia ka treguar sot.
Sot është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetinn, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilent”, tha ajo.
Thirrje bëj vazhdimisht që të evitohet kalimi nëpër Serbi, sepse nuk mund të dimë se cilat do të jetë veprimet e Vuçiçit”, ka deklaruar Gërvalla.
E pyetur se a është liruar zëvendësdrejtori i Policisë, për të cilin është raportuar se është ndaluar nga autoritetet serbe, ajo tha se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se a është liruar apo jo.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










