Kosova
Gervalla: Vendet mosnjohëse nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në KE
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka thënë se nuk mendon që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Ajo është optimiste që Kosova do të arrijë t’i marrë 2/3 e votave në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare në mes të prillit.
Derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla ka thënë se nuk i beson ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe paanshmërisë së tij.
Ndërsa, ka folur për vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit, Gërvalla ka theksuar se Qeverisë nuk i takon të refuzojë zbatimin e vendimeve të Kushtetueses.
Gërvalla ka shtuar se si për Manastirin e Deçanit, ashtu edhe për çështje të tjera, institucionet është dashur të ngrenë shqetësimet para se Kushtetuesja të merrte vendimin.
Ajo ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe të pakuptimta, duke shtuar se BE-ja “s’e di pse i ka vendosur ato”.
Tha se këto masa iu vendosën Kosovës duke u përpjekur t’i dilte zot situatës në veri.
Sipas zëvendëskryeministres, Brukseli s’e ka njoftuar Kosovën se çka duhet të veprojë për t’u hequr masat sanksionuese, derisa ka deklaruar se institucionet e Kosovës s’e meritojnë këtë ndëshkim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













