Kosova
Gërvalla takon sekretaren e Punëve të Jashtme gjermane, diskutojnë për sigurinë
Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë, ishin temat kryesore të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Susanne Baumann.
Sipas një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, gjatë takimit bilateral ministrja Gërvalla vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, nevojën e ndërmarrjes së hapave konkretë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Siguria nacionale dhe globale si dhe rreziqet me të cilat po përballet ajo janë sfida të të gjitha shteteve dhe vetëm me një bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të përbashkëta mund të arrijmë që të krijojmë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në botë”, tha ministrja Gërvalla.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih ka mbajtur një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher.
Sipas njoftimit të ministrisë, përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, ishin temat kyçe të takimit mes ministres Gërvalla dhe sekretarit Imzot Gallagher.
Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla e njoftoi Sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











