Kosova
Gërvalla: Drafti i BE pa njohje de-facto nga Serbia është një “kalë troje” si Republika Srpska
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në intervistën e saj të fundit në Syri Tv ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe Draftin e BE-së për Asociacionin.
Gërvalla ka thënë se kryeministri Albin Kurti në takimin me Scholz, Macron dhe Meloni ka ofruar që të nënshkruajë tri marrëveshjet në pako bashkë me Serbinë, përfshirë edhe Draftin për Asociacionin. Kryediplomatja ka thënë se nxjerrja e Draftit nga pako është shumë e rrezikshme dhe se ai Draft ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de-facto Kosovën, përndryshe pa njohje de-facto, Gërvalla thotë se Drafti është një kalë troje sikurse Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, shkruan Gazeta Express.
Ministrja ka thënë se Kosova i qëndron fjalës që ka dhënë dhe është e gatshme të zbatojë të gjithë pakon me marrëveshje, nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.
“Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne jemi në gjendje të mbajmë premtimin tonë. Përndryshe, nxjerrja e atij Drafti nga ajo pako është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë, ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de-facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje njësoj si Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë. Prandaj ne i qëndrojmë gjithmonë fjalës që kemi dhënë, ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse edhe Serbia merr përsipër zotimet e saj. Kaq është kjo puna e Asociacionit”, ka thënë Gërvalla.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












