Sport
Genoa bashkon dyshen shqiptare
Te Genoa në edicionin e fundit është paraqitur edhe mesfushori tjetër shqiptar Blerim Xhemaili dhe së bashku me Kasamin mund të formojnë dyshen shqiptare te skuadra italiane
Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar se interesim për shërbimet e Kasamit ka treguar skuadra e Genoas, shkruan albinfo.ch.
Uebfaqja “Tuttomercatoweb” ka shkruar se ekipi italian është i gatshëm t’i paguajë Olympiacosit dëmshpërblim prej pesë milionë eurosh për Kasamin.
24-vjeçari ka kontratë me klubin grek deri në vitin 2018, por është i gatshëm të largohet për t’u kthyer në Serie A. Ai prej vitit 2014 është pjesë e Olympiacosit dhe ka fituar dy tituj kampioni të Greqisë. Kasami ka 12 paraqitje për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Te Genoa në edicionin e fundit është paraqitur edhe mesfushori tjetër shqiptar Blerim Xhemaili dhe së bashku me Kasamin mund të formojnë dyshen shqiptare te skuadra italiane. Xhemaili dhe Kasami janë nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











