Lajme
Gazetarja shtatzënë kërkon ndihmën e talebanëve për largim nga Afganistani
Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re që ka ngecur në Afganistan thotë se po kërkon ndihmën e talebanëve pasi vendi i saj nuk e lejon të kthehet për shkak të disa pengesave në sistemin e karantinimit.
“Kur talebanët i ofrojnë – një gruaje shtatzënë dhe të pamartuar – një vend të sigurt, atëherë dije që situata jote është e komplikuar”, shkroi Charlotte Bellis në një artikull të botuar në New Zealand Herald të shtunën.
Bellis e sheh si ironike faktin që para pak kohësh kishte vënë në pikëpyetje mënyrën sesi talebanët trajtojnë gratë, ndërkohë që të njëjtën pyetje tani po ia adreson qeverisë së saj.
Ministri i menaxhimit të COVID-19 në Zelandën e Re, Chris Hipkins, tha për The Herald se ka diskutuar më zyrtarët përkatës nëse janë ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis, ‘e cila në pamje të parë duket se duhet të japë më shumë shpjegime, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Zelanda e Re ka arritur të frenojë përhapjen e virusit gjatë pandemisë dhe ka raportuar vetëm 52 viktima në popullsinë e saj prej 5 milionë banorësh.
Por rregulli për karantimin 10-ditor të qytetarëve në hotelet e përcaktuara dhe të mbikëqyrura nga ushtria ka sjellë një listë pritjeje prej mijëra qytetarësh.
Historitë e zelandezëve të bllokuar në kushte të vështira ka krijuar një situatë jo të këndshme për kryeministren Jacinda Ardern dhe qeverinë e saj, veçanërisht në rastin e Bellis.
Vitin e shkuar, gazetarja mbulonte tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani për Al Jazeera, nga ku mori dhe famë ndërkombëtare për shkak të kritikave ndaj talebanëve për mënyrën sesi trajtonin gratë dhe vajzat.
Bellis shprehet se shtatzënia e saj mund të kthehet në një situatë ku i rrezikohet jeta për shkak të gjendjes së mjerueshme të spitaleve në Afganistan.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










