Lajme
Gastronomët e Kosovës kërkojnë t’u lejohet puna me “delivery” pas 19:00
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që t’u lejohet gastronomisë veprimtaria e dërgesave me porosi pas orës 19:00.
Gastronomët thonë se vendimi i Qeverisë ua ndalon shërbimin me porosi “Delivery”, e ky shërbim lejohet në zonat komunale tjera.
“Shërbimet ‘delivery’ jo vetëm që nuk paraqesin rrezik për shpërndarje të virusit, por edhe ndihmojnë njëkohësisht ata të cilët, prej orës 19:00 deri në orën 05:00, janë në vijën e parë të frontit në luftimin e kësaj pandemie (nga të cilët kemi presion si shoqatë që të kërkohet që të lejohet një shërbim i tillë), mjekët me stafin e tyre, policinë e shtetit, dhe institucione të tjera përkatëse të cilët kanë nevojë të porosisin ushqim gjatë këtij orari. Krahas kësaj, ndihmohen edhe nënat tona, të cilat përveç punës së tyre, po kryejnë edhe punën e mësueses dhe kujdestares. Përfundimisht, ne bëjmë shpërndarje të konsumit esencial – ushqimit. Lejimi i shërbimeve të dërgesës me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë, mundëson një qasje në shërbime të sigurta lidhur me mospërhapjen e infeksionit të COVID-19, dhe ndikon në uljen e ndikimit negativ të pandemisë në ekonomi”, thuhet nga Shoqata e Gastronomëve.
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen e parezervë për sektorin e gastronomisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ofruar shërbimet e saj profesionale për tejkalimin e kësaj krize, si dhe për ofrimin e alternativave më të përshtatshme që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla. Me mirëkuptim dhe bashkëpunim, presim përgjigje lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese, duke ju lutur që të aprovoni të njëjtën”.
Nga Shoqata e Gastronomëve është thënë se sa i përket ndikimit të pandemisë në aspektin ekonomik, është evidente që gastronomia është sektori më i goditur në vend.
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës të 11 nëntorit, ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit në komunat e rrezikshmërisë së lartë.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










