Sport
Gashi po jeton ëndrrën amerikane
Sulmuesi shqiptar u përzgjodh si “Lojtari i Muajit Tetor” te Colorado Rapids, duke fituar anketën e organizuar nga faqja zyrtare e klubit amerikan me tifozët
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlqen Gashi, pas një fillimi paksa të vështirë, po shijon ëndrrën amerikane. Ai ka fituar edhe një çmim për të vazhduar kështu me suksese në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar u përzgjodh si “Lojtari i Muajit Tetor” te Colorado Rapids, duke fituar anketën e organizuar nga faqja zyrtare e klubit amerikan me tifozët.
Ai fitoi garën përballë dy shokëve të repartit sulmues, yllit irlandez Kevin Doyle dhe senegalezit Dominique Badji.
Kjo është hera e dytë që Shkëlzen Gashi përzgjidhet si “Lojtari i Muajit” te Rapids, pasi një vlerësim të tillë e mori edhe në shtator.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar çmimin si “Lojtari i Vitit” te Colorado, ndërsa gjatë muajit gusht goli i tij ndaj Los Angeles Galaxy u vlerësua si “Goli më i Bukur” në Major Soccer League.
Aktualisht Shkëlzen Gashi është edhe në garën për “Golin më të Bukur të Vitit” në kampionatin amerikan të futbollit, për golin e realizuar ndaj Vancouver Whitecaps, me një ekzekutim mbresëlënës nga gjuajtja e lirë.
28-vjeçari është nominuar edhe për çmimin “Debutuesi i Vitit”, ku vlerësohen lojtarët që kanë spikatur prej sezonit të parë në MLS.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











